Integrimi
Azilantët ballkanikë porosisin mallra luksoze dhe nuk i paguajnë
Shuma e plotë e porosive të dërguara në vetëm një qendër azili (dhe të papaguara), ka qenë 181.188.75 euro.
Nga qershori 2014 deri në qershorin e vitit 2015 kompania e njohur e shitjes online “Zalando” ka dërguar nga Berlini 962 paketa me këpucë, veshje dhe valixhe në një adresë të vetme, në qendrën e pranimit të azilkërkuesve në nivel të landit, në Lebach. Shuma e plotë e porosive të dërguara në atë qendër (dhe të papaguara), ka qenë 181.188.75 euro.
Vetëm pak javë më parë, kjo kompani e cila në vitin 2014 ka pasur një qarkullim prej 2.2 miliard eurosh ka ushtruar kallëzim penal me bazë dyshimin për mashtrim, shkruan “Handelsblatt”.
Porositë janë bërë para fillimit të fluksit të refugjatëve të luftës nga Siria, Eritrea dhe Iraku. Sipas hetimeve të bëra, fjala është për porosi që në të shumtën e rasteve i kanë bërë azilkërkuesit me status të refuzuar nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.
Policia ka konstatuar se 365 porosi me vlerën prej 68.554.85 euro janë bërë nga 41 të persona të fajësuar, të cilët vazhdojnë të banojnë në Lebach. Ndërsa mallra me çmimin e përbashkët prej 50 mijë euro kanë porositur dhe i kanë marrë pa i paguar 59 azilkërkues të tjerë të cilët tashmë janë kthyer në vendet e prejardhjes. Po ashtu besohet se shumë nga porositë janë bërë nën adresa të rrejshme. Kështu, për 136 pranues të artikujve të përmendur ose për 335 paketa nuk janë gjetur shënime në regjistrin e paraqitjes.
Mbetet e hapur pyetja për arsyen e ushtrimit të kallëzimit penal pas rreth një viti. Por një zëdhënës i Zalando-s ka deklaruar se kompania po punon në vazhdimësi në përmirësimin e sistemit të sigurisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banorë të regjistruar në...
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun