Lajme

BE synon të hapë jashtë Evropës qendra kthimi për azilkërkuesit

Organizatat e të drejtave të njeriut po i kritikojnë planet, duke paralajmëruar për shkelje të mundshme të të drejtave themelore

Pesë shtete anëtare të BE-së planifikojnë të transferojnë azilkërkuesit e refuzuar në qendrat e kthimit jashtë BE-së duke filluar nga viti i ardhshëm.

Danimarka, Greqia, Austria, Gjermania dhe Holanda synojnë të arrijnë një marrëveshje kornizë me një vend partner deri në fillim të vitit 2027, transmeton albinfo.ch. Ministrat e brendshëm të këtyre vendeve e njoftuan këtë pas një takimi në Kopenhagen.

Ata nuk specifikuan se ku do të ndodheshin qendrat. Ruanda dhe Uganda janë përmendur si vende të mundshme në të kaluarën, shkruanm srf.ch duke ju referuar mediave të vendeve përkatëse.

Organizatat e të drejtave të njeriut po i kritikojnë planet, duke paralajmëruar për shkelje të mundshme të të drejtave themelore.