Futboll

Shaqiri me Baselin pësojnë humbje, Sioni përmbys ndeshjen

Baseli kaloi i pari në epërsi, por Sioni realizoi dy gola në fund të ndeshjes dhe mori tri pikët.

Sioni ka mposhtur Baselin me rezultat 2:1, në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran, përcjell albinfo.ch.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 40-të, kur Celar shënoi për 1:0. Situata u vështirësua për vendasit në minutën e 62-të, kur Cisse u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Me një lojtar më shumë, Sioni përmbysi rezultatin në fund të takimit. Boteli shënoi në minutat 76 dhe 79, duke i siguruar skuadrës mysafire fitoren.

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, u aktivizua për 60 minuta, ndërsa Donat Rrudhani luajti 66 minuta për Sionin.

Pas gjashtë javësh, Baseli renditet i treti me 10 pikë, ndërsa Sioni është në vendin e katërt me 9 pikë./Albinfo.ch