Lajme
Zvicra, ndër vendet më të goditura nga rrufetë në Evropë
Zvicra ka regjistruar 22,158 rrufe gjatë verës meteorologjike 2026, nga 1 qershori deri më 31 gusht. Në raport me sipërfaqen e saj, vendi ka dendësinë e dytë më të lartë të rrufeve në Evropë, sipas të dhënave të Meteorage, transmeton albinfo.ch.
Me 2.43 goditje në tokë për kilometër katror në vit, Zvicra renditet vetëm pas Italisë, e cila kryeson me 4.73. Pas Zvicrës renditen Holanda me 2.39, Belgjika me 2.20, Franca me 2.09 dhe Gjermania me 1.30. Në gjithë Evropën gjatë kësaj vere janë regjistruar 893,458 rrufe.
Gushti ishte muaji më aktiv, me 7,993 rrufe, krahasuar me 7,424 në korrik dhe 6,741 në qershor. Vetëm më 28 gusht u regjistruan 1,886 rrufe brenda një dite.
Në nivel kantonal, Berna kishte numrin më të madh, me 3,426 rrufe, e ndjekur nga Graubünden me 2,773, Ticino me 2,552, Valais me 2,276 dhe Vaud me 2,188. Ndërsa në nivel distriktesh, Lugano ishte më i godituri, me 570 rrufe.
Megjithatë, Meteorage thekson se vera e vitit 2026 nuk ishte ndër më të stuhishmet e viteve të fundit. Ajo u karakterizua më shumë nga intensiteti i lartë i episodeve të caktuara, me superqeliza, breshër të fuqishëm, erëra shkatërruese dhe, në disa zona të Evropës, edhe tornado.
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











