Lajme
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë reshjet në Zvicër
Reshjet e shiut në Zvicër po bëhen më të rralla, por kur ndodhin janë gjithnjë e më intensive, një trend që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, sipas MeteoSwiss.
Të dhënat tregojnë se rrebeshet dhjetëminutëshe janë bërë rreth 20 për qind më intensive që nga vitet 1980, ndërsa reshjet e mëdha ditore janë rritur në frekuencë me afërsisht 25 për qind gjatë shekullit të fundit.
Një nga arsyet kryesore është rritja e temperaturave. Për çdo 1°C ngrohje, ajri mund të mbajë rreth 7 për qind më shumë avull uji, duke krijuar kushte për stuhi dhe reshje më të fuqishme, transmeton albinfo.ch.
Në një skenar ku temperaturat rriten me 3°C, reshjet brenda një ore mund të shtohen deri në 30 për qind. Kjo do të rriste rrezikun nga përmbytjet e menjëhershme dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe presionin mbi rrugët, urat dhe sistemet e kullimit, shumë prej të cilave janë ndërtuar sipas standardeve të vjetra klimatike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













