Lajme
Zvicër: Pensionet e shtyllës së dytë mund të rriten nga viti 2027
Norma minimale e interesit për kursimet e pensioneve profesionale mund të rritet nga 1.25% në 1.75%. Vendimi pritet të merret nga Këshilli Federal këtë vjeshtë.
Kursimet e pensioneve në shtyllën e dytë në Zvicër mund të kenë një normë më të lartë interesi nga viti 2027. Komisioni Federal për Pensionet Profesionale i ka rekomanduar Këshillit Federal që norma minimale e interesit të rritet me 0.5 pikë përqindjeje, nga 1.25% në 1.75%.
Nëse propozimi miratohet, një shumë prej 100 mijë frangash në pjesën e detyrueshme të shtyllës së dytë do të gjeneronte të paktën 1,750 franga interes në vit, krahasuar me 1,250 franga aktualisht.
Rekomandimi vjen pasi fondet pensionale kanë shënuar rezultate më të mira nga investimet në tregjet financiare gjatë muajve të fundit.
Shoqata Zvicerane e Punëdhënësve e mbështet në parim rritjen, por kërkon që ajo të zbatohet gradualisht. Sindikatat e mirëpresin propozimin dhe vlerësojnë se norma mund të jetë edhe më e lartë.
Ndërkaq, Shoqata Zvicerane e Sigurimeve kundërshton një rritje të madhe dhe propozon që norma për vitin 2027 të jetë 1%, duke argumentuar se ajo duhet të jetë e qëndrueshme për fondet pensionale, veçanërisht për ato me ekspozim më të lartë ndaj rrezikut.
Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli Federal, i cili pritet të shprehet për këtë çështje gjatë vjeshtës.
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













