Lajme
Reforma e Shërbimit Postar rrezikon votimin me postë të miliona amerikanëve
Një sistem i ri i vendosur nga Shërbimi Postar i SHBA-së (USPS), në zbatim të një urdhri ekzekutiv të presidentit Donald Trump, mund të bëjë që miliona amerikanë të mos i marrin në kohë ose të mos i marrin fare fletët e votimit me postë përpara zgjedhjeve të mesmandatit.
Paralajmërimi është bërë të martën nga një sinjalizues (whistleblower), i cili pretendon se sistemi i ri është zbatuar në mënyrë “të fshehtë dhe të nxituar”. Sipas senatorit demokrat Richard Blumenthal, i cili bëri publik paralajmërimin përmes një letre, reforma bie gjithashtu në kundërshtim me një vendim gjykate që ka pezulluar zbatimin e urdhrit presidencial.
Shoqata Whistleblower Aid, e cila mbron anonimatin e sinjalizuesve, tha se paralajmërimi vjen nga një person me “njohuri të drejtpërdrejta për problemet potencialisht katastrofike” që lidhen me sistemin e ri federal të votimit me postë, të menaxhuar nga USPS.
Kërkohen shpjegime nga drejtuesi i USPS-së
Senatori Richard Blumenthal i ka drejtuar letrën kreut të USPS-së, David Steiner, i cili u zgjodh nga Donald Trump për të drejtuar institucionin në vitin 2025. Ai kërkon shpjegime lidhur me funksionimin e sistemit të ri dhe i ka kërkuar përgjigje deri të premten.
Shqetësimet përqendrohen te sistemet kompjuterike që, sipas sinjalizuesit, janë zhvilluar me nxitim për të zbatuar një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trump në mars. Urdhri synon të vendosë rregulla më të rrepta për votimin me postë.
Sipas dekretit, shërbimet e emigracionit dhe të sigurimeve shoqërore duhet të krijojnë një listë federale të votuesve që plotësojnë kushtet, ndërsa Shërbimi Postar do të mund t’u dërgojë fletëvotime vetëm personave të përfshirë në këtë listë.
“Potencialisht, miliona votues amerikanë mund të mos i marrin në kohë ose fare fletët e tyre të votimit me postë për zgjedhjet e ardhshme”, paralajmëroi sinjalizuesi.
Në vitin 2024, pothuajse një e treta e votuesve në SHBA votuan me postë, sipas organizatës States United.
Urdhri i Trumpit është kundërshtuar në gjykata
Donald Trump e ka kritikuar vazhdimisht votimin me postë, duke e konsideruar atë një nga faktorët kryesorë të humbjes së tij ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Trump nuk e ka pranuar asnjëherë humbjen në ato zgjedhje.
Urdhri ekzekutiv i nënshkruar në mars është kundërshtuar që atëherë në gjykata nga disa shtete amerikane.
Një gjykatës federal e pezulloi sërish zbatimin e urdhrit të enjten, vetëm tre ditë pasi Gjykata Supreme kishte dhënë një miratim të përkohshëm për vazhdimin e tij.
Gjykatësi vlerësoi se ishte “praktikisht e pamundur” që shtetet të zbatonin kërkesat e reja në kohë për zgjedhjet e mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor.
Zhvillimet kanë shtuar shqetësimet mbi funksionimin e votimit me postë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












