Lajme

“Flasim Shqip”, edicioni i ri kushtuar shkollave dhe mësuesve shqiptarë në diasporë

Qendra e Botimeve për Diasporën ka publikuar numrin 9 të revistës periodike “Flasim Shqip”, një botim kushtuar shkollave shqipe dhe mësuesve të gjuhës e kulturës shqiptare në diasporë, shruan albinfo.ch.

Në këtë numër, lexuesit mund të njihen me aktivitetet dhe projektet e shkollave shqipe jashtë vendit, sukseset e nxënësve dhe mësuesve, si dhe me tema të tjera që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në komunitetet e diasporës.

Revista synon gjithashtu të shërbejë si një urë komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet shkollave shqipe në vende të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe ideve inovative në mësimdhënien e gjuhës shqipe.

Përmes publikimit të përvojave dhe aktiviteteve të mësuesve e nxënësve, “Flasim Shqip” vë në pah punën që zhvillohet në diasporë për mësimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj.

Numri 9 i revistës mund të lexohet dhe shkarkohet online në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Flasim shqip