Lajme
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane
Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë gjermanishten gjuhë të huaj mund të përfitojnë kuponë me vlerë prej 400 frangash për ndjekjen e kurseve të gjuhës. Aplikimi është i hapur deri më 18 tetor 2026.
Në kuadër të programit “DeutschBon”, Qyteti i Bernës do të ndajë gjithsej 600 kuponë për banorët e qytetit, ndërsa 100 kuponë të tjerë janë paraparë për personat që jetojnë në komunën Ostermundigen.
Secili kupon ka vlerën prej 400 frangash dhe mund të përdoret për kurse të gjuhës gjermane në 13 shkolla të gjuhëve në Bernë.
Kush mund të aplikojë?
Për të përfituar nga programi duhet të plotësohen disa kushte. Aplikuesit duhet të jenë të moshës 18 vjeç ose më të vjetër, ta kenë gjermanishten si gjuhë të huaj dhe të jenë të regjistruar si banorë të qytetit të Bernës ose të komunës Ostermundigen.
Aplikimet për “DeutschBon” janë hapur dhe mund të dorëzohen deri më 18 tetor 2026.
Programi synon t’ua lehtësojë banorëve me prejardhje të huaj mësimin dhe përmirësimin e gjuhës gjermane, duke mbuluar një pjesë të kostos së kursit.
Pjesëmarrës të mëparshëm të “DeutschBon” kanë treguar gjithashtu përmes videove në gjuhët e tyre se përse e rekomandojnë këtë ofertë.
Më shumë informacione rreth programit do të prezantohen edhe në aktivitetin e rrjetëzimit “Bern bietet”, i cili mbahet më 8 shtator 2026.
Programi realizohet nga Qyteti i Bernës, përkatësisht Zyra për Çështje të Migracionit dhe Racizmit (Fachstelle für Migrations- und Rassismusfragen).
E-Diaspora
-
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit Pas pesë vitesh shkollimi dhe përgatitjeje ushtarake në Turqi, nëntogerja Elmë Ramadani përfundoi me sukses Akademinë... -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












