Lajme

Përmbytet në Mesdhe anija me 300 pasagjerë në bord

Anija me 300 persona në bord është përmbytur në Mesdhe teksa si rrjedhojë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë shpëtimi.

Kjo anije pasagjerësh që po udhëtonte nga Qiproja e Veriut drejt Turqisë është përmbytur, pasi ishte nisur nga Kyrenia dhe po udhëtonte drejt portit turk të Taşucusë, kur filloi të merrte ujë.

Në operacion janë angazhuar mjete të Rojës Bregdetare, helikopterë dhe varka civile që ndodheshin në zonë ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë të paktën një helikopter që qëndron mbi anijen e përmbysur, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, anija është parë në veri të Kyrenias të dielën në mëngjes, përpara se sinjali i pozicionit të saj të ndërpritej.

Një traget tjetër duket se ka shkuar drejt vendit të incidentit për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve dhe më pas është parë duke iu afruar portit të Kyrenias.