Kosova
Edhe takimi i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut për presidentin, pa rezultate
Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para gazetarëve, duke thënë: “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministër në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish sonte për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Takimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton rtklive.com. Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para gazetarëve, duke thënë: “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”.
Ky ishte takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut brenda kësaj jave, pas atij të së mërkurës, ku liderët e dy partive u përpoqën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, me synim tejkalimin e krizës institucionale.
Pas takimit të së mërkurës, të dy liderët kishin deklaruar se për herë të parë kishin diskutuar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por pa bërë publikë emrat e diskutuar.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













