Shqipëria
Rama shpall rekordin: 1.7 milionë pasagjerë gjatë gushtit në Aeroportin e Tiranës
Ai është ndalur edhe tek rekordi i 17 gushtit, kur në Aeroportin e Tiranës u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës prej kohësh po shënon frekorde në trafikun ajror në nivel ballkanik e më gjerë. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur edhe rekordin më të ri: nga 1 deri më 27 gusht, në aeroport janë përpunuar 1.717 milionë pasagjerë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama është ndalur edhe tek rekordi i 17 gushtit, kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite.
Shifrat e larta janë regjistruar edhe gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, aeroporti përpunoi afro 1.65 milionë pasagjerë, shifër që përfaqëson një rritje prej 28.1% krahasuar me korrikun e një viti më parë.
Rama thekson nënvizon se në raportin e prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.
“Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht. Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme. Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha”, shkruan kryeministri.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












