Lajme
Brukseli forcon praninë policore pas valës së përleshjeve me armë të lidhura me trafikun e drogës
Autoritetet belge kanë vendosur të shtojnë praninë policore në Bruksel pas një serie incidentesh me armë zjarri, të lidhura me trafikun e drogës. Masat vijnë pas një rritjeje të ndjeshme të dhunës së armatosur në kryeqytetin belg.
Në vetëm pesë ditë janë regjistruar shtatë raste të të shtënave me armë, ndërsa autorët kanë përdorur edhe armë automatike. Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe një prej episodeve ka pasur në shënjestër edhe një komisariat policie.
Që nga fillimi i vitit, në Bruksel janë regjistruar 66 incidente me armë zjarri. Autoritetet presin që numri të arrijë në rreth 100 deri në fund të vitit.
Pas një takimi urgjent mes zyrtarëve lokalë dhe kombëtarë, autoritetet njoftuan se do të angazhohen 40 efektivë shtesë të policisë, ndërsa personeli ekzistues do të riorganizohet dhe do të përqendrohet në zonat më të prekura.
Gjithashtu, pritet të vendosen kamera të lëvizshme për të ndihmuar policinë në identifikimin dhe ndjekjen e personave të përfshirë në aktivitetet kriminale.
Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, deklaroi se vendi ndodhet në një situatë emergjence kombëtare dhe se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë një përparësi absolute për të gjitha institucionet.
Ish-gjyqtari: Masat janë të pamjaftueshme
Ish-gjyqtari belg hetues Michel Claise i ka cilësuar masat e reja si të pamjaftueshme përballë përmasave të problemit. Sipas tij, shtimi i 40 efektivëve është një reagim i kufizuar ndaj një situate shumë më të gjerë.
Claise kritikoi gjithashtu mënyrën se si janë shpërndarë burimet policore, duke argumentuar se ato duhet të përqendrohen në zonat më të prekura nga dhuna, përfshirë Saint-Gilles.
Ai ka bërë thirrje edhe për përdorim më të gjerë të dronëve, të cilët, sipas tij, mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e krimit, por edhe për hetimin e aktiviteteve kriminale.
Trafiku i drogës, në qendër të përplasjes mes grupeve
Belgjika konsiderohet një nga qendrat e rëndësishme të trafikut të drogës në Evropë. Vitet e fundit, përplasjet mes rrjeteve rivale për kontrollin e tregjeve të drogës janë shoqëruar me një rritje të dhunës së armatosur.
Autoritetet belge po përballen kështu me presion në rritje për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në kryeqytet/albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme

Polonia ndalon telefonat në shkolla: Fëmijët përballen me rregulla të reja nga 1 shtatori
- Merz: Gjermania duhet të forcojë mbrojtjen, ndërsa paralajmëron për pasojat e një fitoreje të AfD-së
- ZKA: Sistemi arsimor në Kosovë ende nuk siguron mbështetje të barabartë për nxënësit me nevoja të veçanta
- Inteligjenca artificiale pushton shkollat zvicerane, por institucionet po përpiqen të përshtaten
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












