Bota
Përmbytje katastrofike në kufirin Nepal-Kinë, mbi 160 të vdekur dhe qindra të zhdukur
Shembja e një mase akullnajore shkaktoi vërshime të rrëmbyeshme në Himalaje, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë
Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën zonat përgjatë kufirit mes Nepalit dhe rajonit të Tibetit në Kinë.
Sipas Reuters, përmbytjet u shkaktuan pasi një pjesë e madhe e një akullnaje u shemb në një luginë malore, duke krijuar një masë të fuqishme uji, balte, shkëmbinjsh dhe akulli që përfshiu disa vendbanime, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet në Nepal kanë raportuar të paktën 165 viktima, ndërsa në të dyja anët e kufirit numri i personave të zhdukur arrin në mbi një mijë. Mes tyre ka edhe qindra shtetas të huaj që ndodheshin në zonë si turistë, pelegrinë apo punonjës.
Përmbytjet kanë shkatërruar rrugë, ura, banesa dhe infrastrukturë energjetike, ndërsa disa zona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike dhe komunikim. Terreni i vështirë dhe sasitë e mëdha të baltës po pengojnë operacionet e shpëtimit.
Mijëra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës janë angazhuar në kërkimin e të mbijetuarve, ndërsa disa shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë ofruar ndihmë për operacionet e shpëtimit dhe furnizimet emergjente.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













