Shkurt.ch
Festivali i Filmit në Cyrih, me bilanc rekord
ë gjithë filmat e shfaqur janë shikuar nga rreth 85 mijë shikues, shifër kjo që është për 7.5 për qind më e madhe se e vitit të kaluar
Të dielën, pas 11 ditësh të ngjeshura, me një solemnitet përmbyllës dhe me ndarjen e çmimeve, ka lëshuar perdet Festivali i Filmit i Cyrihut, i njëmbëdhjeti me radhë. Nëmesin e disa çmimeve, ai për filmin më të mirë të konkurrencës ndërkombëtare “Syri i Artë” i është ndarë filmit “Hrutar (Rams)” të regjisorit Grimur Hakonarson.
Festivali i sivjetmë ka shënuar një rekord të shikueshmërisë, njoftojnë organizatorët dhe përcjellin mediet zvicerane. Sipas tyre, të gjithë filmat e shfaqur janë shikuar nga rreth 85 mijë shikues, shifër kjo që është për 7.5 për qind më e madhe se e vitit të kaluar. Kjo edhe sqarohet me numrin e filmave të përzgjedhur për këtë festival. Kanë qenë 161 filma ose afër 20 më shumë se në edicionin e vitit 2014. Në këtë numër filmash, pesë produksione zvicerane kanë pasur në këtë festival premierën e tyre botërore.
Me më shumë se 7 milionë franga, buxheti i festivalit ka qenë një rekord tjetër i radhës që ka shënuar ky festival sivjet.
Përkundër këtyre parametrave të përmendur, organizatorët duan që fokusin e tyre të vazhdojnë ta mbajnë te filmat jokomercialë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












