Kosova
Aksion para Qeverisë së Kosovës: Aleanca hedh thëngjill
Aleanca ka zhvilluar një aktivitet simbolik para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur thëngjill para dyerve të objektit, teksa u tha se ky aksion synon të përcjellë mesazhin për krizën energjetike dhe, siç e cilësojnë ata, “terrin politik” në vend.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka kaluar nga terri energjetik drejt një situate që ai e konsideron terr politik.
“Me Kurtin dhe me Vetëvendosjen, gjashtë-shtatë vitet e fundit Kosova është në terr energjetik, që e ka mbajtur, po kalon në terr politik”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, simbolika e thëngjillit lidhet me pasuritë nëntokësore të Kosovës, duke kritikuar mungesën e investimeve në sektorin energjetik dhe blerjen e energjisë nga jashtë.
“Mesazhi dhe simbolika e thëngjillit, e qymyrit të Kosovës, është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet”, tha Ramadani.
Sipas tij, një prej pikave kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të Aleancës është ndërtimi i një termocentrali të ri në Kosovë.
Ramadani pretendoi gjithashtu se gjatë këtyre viteve rreth një miliard euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga Serbia dhe vende të tjera, duke thënë se nga kjo situatë, sipas tij, ka përfituar “mafia energjetike”.
“Dhe është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi e vende të tjera, e prej kësaj ka përfituar askush tjetër përpos mafias energjetike. Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën bashkë duke e nxjerrë këtë qymyr për popullin e Kosovës, dhe nuk ka përgjegjësi as politike, as menaxheriale”, tha ai, raporton EO.
Ai akuzoi Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po e mbajnë vendin në atë që e cilësoi “terr politik”, duke e lidhur këtë me bllokimin e institucioneve dhe pamundësinë për krijimin e tyre.
Aleanca paralajmëroi se aktivitetet simbolike do të vazhdojnë dhe do të shtohen në numër e intensitet.
Sipas Ramadanit, simbolika e thëngjillit synon të rikthejë vëmendjen te pasuritë energjetike të Kosovës dhe nevoja për investime në prodhimin vendor të energjisë.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













