Kosova
Tre kosovarë arrestohen në Durrës për trafikim droge
Në operacionin "Anchor" u sekuestruan rreth 80 kilogramë kanabis, me vlerë të përllogaritur rreth një milion euro
Tre shtetas të Kosovës janë arrestuar në Durrës gjatë një operacioni të autoriteteve shqiptare kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Sipas Policisë së Shtetit, operacioni i koduar “Anchor” çoi në sekuestrimin e rreth 80 kilogramëve kanabis të llojit “Gelato”, përcjell albinfo.ch.
Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth një milion euro. Sipas hetimeve të deritanishme, lënda narkotike dyshohet se ishte transportuar nga Kanadaja dhe kishte si destinacion tregun në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu prova të tjera materiale që pritet të përdoren në vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrjetit të dyshuar të trafikimit.
Autoritetet shqiptare po vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













