Kosova

Dështon takimi i Kurtit me komandantin e KFOR-it

Takimi i cili u paralajmërua ditën e sotme nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash, ka dështuar të mbahet.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak të rrethanave të paparashikuara.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.