Lajme
Stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë, një viktimë dhe dëme të mëdha materiale
Stuhi të fuqishme kanë përfshirë gjatë natës disa pjesë të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë të paktën një person të vdekur.
Sipas policisë, në Waldorf të landit Rheinland-Pfalz, një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë që u rrëzua gjatë stuhisë. Një grua tjetër pësoi lëndime të rënda, përcjell albinfo.ch.
Dy gratë, të moshës 58 dhe 47 vjeç, kishin dalë së bashku për shëtitje kur filloi moti i keq. Ato kishin kërkuar strehim pranë një hapësire të mbuluar për t’u mbrojtur nga stuhia, por u goditën nga pema që u rrëzua.
Erërat rrëzuan pemë dhe dëmtuan ndërtesa
Dëme të mëdha janë raportuar edhe në Höhr-Grenzhausen, jo shumë larg Waldorfit. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, stuhia ka dëmtuar rëndë të paktën dy ndërtesa, ndërsa pjesë të fasadave dhe objekte të ndryshme janë shkëputur dhe janë përhapur nga era.
Në shumë zona janë rrëzuar pemë. Në autostradën A61, një kamion është përmbysur si pasojë e erërave të forta.
Ndërhyrje të shumta të shërbimeve emergjente janë regjistruar gjatë natës edhe në landet Hessen, Thüringen, Brandenburg dhe Bayern.
Rreth 60 shtëpi të dëmtuara në Wetzlar
Situatë veçanërisht e rëndë është raportuar në Wetzlar të Hessenit, ku sipas zjarrfikësve janë dëmtuar rreth 60 shtëpi.
Dëmet variojnë nga tjegulla të shkëputura deri te çatitë e dëmtuara plotësisht. Në disa raste, pjesë të çative janë bartur nga era deri në 100 metra larg.
Edhe në Solms janë dëmtuar disa shtëpi. Policia dyshon se dëmet janë shkaktuar nga një vorbull e fuqishme ere. Në disa ndërtesa janë ngritur pjesë të tëra të konstruksionit të çatisë, ndërsa disa shtëpi janë bërë përkohësisht të pabanueshme.
Dëme edhe në Bavari
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në rajonin Unterfranken të Bavarisë. Disa automjete janë dëmtuar, ndërsa pemë të shumta janë rrëzuar mbi rrugë.
Sipas policisë, në këtë rajon nuk janë raportuar persona të lënduar.
Autoritetet dhe ekipet emergjente kanë vazhduar ndërhyrjet për largimin e pemëve dhe mbetjeve nga rrugët, si dhe për sigurimin e ndërtesave të dëmtuara.
SRF / DPA
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












