Një lindje jo e zakonshme është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një foshnje ka ardhur në jetë me peshë mbi pesë kilogramë.
Sipas njoftimit të spitalit, lindja është kryer në mënyrë natyrale në Repartin e Gjinekologjisë, ndërsa foshnja ka peshuar 5.050 gramë, përcjell albinfo.ch.
Nga spitali është bërë e ditur se lindja ka përfunduar me sukses dhe se është menaxhuar nga ekipi mjekësor i repartit.
Raste të tilla konsiderohen më të rralla për shkak të peshës së lartë të foshnjës në lindje, ndërsa ky rast ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se lindja është realizuar në mënyrë natyrale.