Bota
Trump: Nuk ka bisedime me Iranin
Presidenti amerikan thotë se aktualisht nuk ka negociata të planifikuara me Teheranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Iranin dhe se nuk ka bisedime të planifikuara mes dy vendeve.
Trump e bëri deklaratën më 18 gusht përmes platformës Truth Social, një ditë pasi kishte skaduar afati 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi Jared Kushner kishte thënë se kontaktet mes Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdonin. Trump, megjithatë, ka mohuar se aktualisht po zhvillohen bisedime apo se janë planifikuar negociata të reja.
Presidenti amerikan foli edhe për situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ajo është e hapur dhe funksionale, ndërsa Teherani këmbëngul se kjo rrugë ujore strategjike mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të plotësojë disa kushte.
Irani ka kërkuar ndër të tjera heqjen e bllokadës detare dhe të sanksioneve ndaj naftës, zhbllokimin e aseteve të ngrira dhe përfundimin e operacioneve ushtarake amerikane.
Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit mbeten të larta, pasi kjo rrugë ujore ka rëndësi të madhe për furnizimet globale me naftë dhe vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të përplasjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










