Kosova
Kosovë: Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë për shkelje të ligjit dhe përpjekje për ta vënë administratën shtetërore në funksion të një partie politike, duke marrë vendime për themelimin e 18 komisioneve, të cilat, sipas tij, synojnë emërime në agjenci ekzekutive e qeveritare dhe në pozita publike.
Ai ka paralajmëruar se partia do ta dërgojë në Prokurori çështjen e këtyre vendimeve të marra më 12 gusht nga qeveria në detyrë teksa e ka akuzuar qeverinë se po merr vendime në një kohë kur është në detyrë dhe nuk ka legjitimitet të plotë për të ndërmarrë veprime të tilla.
“Me datë 12 gusht Qeveria e RKS ka marrë 18 vendime duke themeluar 18 komisione, diku-diku me njerëz të njëjtë për t’i emëruar në agjenci ekzekutive në një kohë kur kjo qeveri është në detyrë, s’ka legjitimitet, po e bllokon shtetin, kur këta ministra e shkelin ligjin për Qeverinë… Këtu ka zaptim dhe papërgjegjësi totale me funksionin publik”, ka thënë ai në konferencën për media të mbajtur sot, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se asnjë qeveri, sipas tij, nuk mund ta përdorë administratën shtetërore për interesa partiake.
“Nuk guxon asnjë qeveri e as kjo që nuk ka legjitimitet, që ta kthejë administratën e shtetit në funksion të një partie. Kjo logjikë duhet të ndalet menjëherë, këto vendime të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë”, ka theksuar ai ndërsa paralajmëroi se Aleanca nuk do ta lërë çështjen vetëm në nivel të deklaratave politike, por do të kërkojë shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe do t’u drejtohet organeve kompetente.
“Kjo çështje nuk do të mbetet vetëm deklaratë politike, do të kërkojmë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre akteve dhe vendimeve të paligjshme dhe do t’u drejtohemi organeve kompetente”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













