Kosova
100 kadetë diplomojnë nga Trajnimi Profesional për Zyrtarë Korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon sot ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) sot organizon ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, përcjell albinfo.ch.
Në këtë gjeneratë do të diplomojnë gjithsej 100 kadetë, të cilët kanë përfunduar programin profesional të trajnimit për ushtrimin e detyrës së zyrtarit korrektues.
Ceremonia do të mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, duke filluar nga ora 10:00.
Në ceremoninë solemne pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta të Republikës së Kosovës.
Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Shpend Shabani.
Diplomimi i 100 kadetëve shënon përfundimin e një tjetër cikli të përgatitjes profesionale për zyrtarët e rinj korrektues, të cilët pritet të angazhohen në sistemin korrektues të Republikës së Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











