Botë
Bregdeti i Amalfit përballet me fluksin e turistëve, banorët kërkojnë masa
Bregdeti i Amalfit po përjeton një sezon të ngarkuar turistik, ndërsa numri i madh i vizitorëve ka nisur të krijojë vështirësi për banorët dhe bizneset lokale.
Qytezat e njohura bregdetare, veçanërisht Positano, po përballen me turma të mëdha turistësh ditorë, grupe të organizuara dhe udhëtarë që mbërrijnë me anije turistike. Në ditët me fluks të lartë, rrugicat e ngushta mbushen deri në atë pikë sa lëvizja bëhet e vështirë.
“E kemi kaluar kufirin”, është shprehur një banor në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj situatës së krijuar nga numri i madh i turistëve.
Sipas banorëve dhe përfaqësuesve të sektorit, shqetësimi kryesor nuk është vetëm numri i përgjithshëm i vizitorëve, por përqendrimi i tyre në zona të vogla. Infrastrukturat e qyteteve të bregdetit amalfitan, të karakterizuara nga rrugë të ngushta dhe hapësira të kufizuara, e kanë të vështirë të përballojnë flukse të tilla në të njëjtën kohë.
Përfaqësues të komunitetit dhe të industrisë së turizmit kërkojnë një menaxhim më efikas të vizitorëve, duke paralajmëruar se turizmi masiv mund të ndikojë negativisht si në jetën e përditshme të banorëve, ashtu edhe në përvojën e turistëve.
Edhe kryebashkiaku i Amalfit, Daniele Milano, ka pranuar nevojën për masa më të forta dhe rregulla të posaçme për destinacionet që përballen me flukse të jashtëzakonshme turistike.
Bregdeti amalfitan mbetet një prej destinacioneve më të njohura të Italisë dhe Mesdheut, por situata ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për “mbiturizmin” dhe kapacitetin që kanë destinacionet e njohura për të përballuar numrin në rritje të vizitorëve.
Sfida po bëhet gjithnjë e më e pranishme në qytete të ndryshme europiane, të cilat po përpiqen të gjejnë një ekuilibër mes përfitimeve ekonomike nga turizmi dhe ruajtjes së cilësisë së jetës së komuniteteve lokale.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











