Kosova
Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufirin Serbi–Kroaci
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Dugagjin Maxhuni është ndaluar gjatë kalimit të kufirit, ndërsa familja e tij është njoftuar më vonë se ai është transferuar në Beograd.
Një tjetër qytetar i Kosovës dyshohet se është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.
Sipas Kocit, Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.
Avokati ka theksuar se ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, ndërsa ka bërë të ditur se është duke i verifikuar informacionet dhe po e përcjell nga afër rastin.
“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kujdesen për qytetarët e vendit dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
Koci ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin publik për çdo zhvillim të ri rreth ndalimit të Maxhunit.
Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk janë bërë të ditura nga autoritetet serbe detaje të tjera lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të ndalimit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











