Kosova
PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive më 14 gusht
Përparim Gruda thotë se kërkesa është bërë për respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, ndërsa akuzon Vetëvendosjen për bllokim të konstituimit të legjislativit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke propozuar që ajo të mbahet nesër, më 14 gusht, nga ora 11:00, përcjell albinfo.ch.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kërkesa i është drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Deharit, me qëllim të respektimit të dispozitave kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.
“Kemi dorëzuar në emër të PDK-së kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës, Deharit, për mbajtjen e vazhdimit të seancës për nesër në orën 11:00, siç kërkon Rregullorja”, ka deklaruar Gruda.
Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po pengon konstituimin e Kuvendit dhe ka kërkuar nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, që të lejojë vazhdimin e seancës.
“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë Gruda.
PDK-ja kishte paraqitur një kërkesë të ngjashme edhe dy ditë më parë për vazhdimin e seancës konstituive. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se seanca nuk do të thirret pa u arritur një marrëveshje ndërmjet partive politike.
Seanca konstituive, e cila nisi më 6 gusht, mbeti e papërfunduar. Në Kuvend ende nuk është përmbyllur procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës kishte kërkuar dy herë shtyrjen e saj, me arsyetimin se nevojitet kohë shtesë për një marrëveshje të mundshme lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Situata e krijuar ka lënë të bllokuar përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, ndërsa partitë politike vazhdojnë përplasjet dhe negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












