Kosova
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova po vazhdon edhe këtë mëngjes, ndërsa pritje janë raportuar në disa prej pikave kufitare.
Pritjet në dalje të Kosovës po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, teksa shumë bashkatdhetarë kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë, ndërsa në Merdare qytetarët po presin rreth 30 minuta.
Fluksi i shtuar në këto pika kufitare lidhet kryesisht me lëvizjet e mërgimtarëve gjatë sezonit të verës, kur numri i automjeteve në rrugët që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe Evropës rritet ndjeshëm.
Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë këshillohen të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare dhe të marrin parasysh kohën e pritjes gjatë planifikimit të udhëtimit.
Të dhënat për gjendjen në kufi përditësohen nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













