Kosova
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës së Prokurorisë për identifikimin e tij dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore.
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënim ndaj deputetit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton albinfo.ch.
Arrestimi ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë që personi i dyshuar të identifikohet dhe ndaj tij të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa pritet që të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova po vazhdon edhe këtë mëngjes, ndërsa pritje janë... -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












