Kosova
Shqiptari shpëton 70-vjeçarin nga mbytja në New Jersey: “Humanizmi nuk ka kufi”
Xhemo Lanica, me origjinë nga Ulqini, ndërhyri për të ndihmuar një 70-vjeçar që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit. Pas rreth 15 minutash përpjekjesh, ai dhe shpëtimtarët e plazhit arritën ta nxirrnin në breg.
Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, pasi ndërhyri për të shpëtuar një 70-vjeçar që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhemo Lanica ka rrëfyer momentet e vështira gjatë ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ndodhej në rrezik.
Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk hezitoi kur pa se jeta e një personi ishte në rrezik.
I rritur pranë detit, ai thotë se përvoja e tij me ujërat e detit e ndihmoi gjatë ndërhyrjes. Megjithatë, situata nuk ishte aspak e lehtë, pasi rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e vështirësuan ndjeshëm përpjekjen për ta nxjerrë atë në një zonë të sigurt.
Pas pak çastesh, Lanicës iu bashkuan edhe disa shpëtimtarë që punojnë në plazh. Të koordinuar me njëri-tjetrin, ata vazhduan përpjekjet për ta nxjerrë 70-vjeçarin nga uji.
Pas rreth 15 minutash përpjekje, personi u nxor në breg, duke i shpëtuar një situate që mund të kishte përfunduar tragjikisht.
Veprimi i Lanicës është vlerësuar si një shembull i solidaritetit dhe humanizmit, duke dëshmuar se në momente të vështira, ndihma ndaj tjetrit nuk njeh kufij./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














