Kosova
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit
Migrimi, largimi nga familja dhe kërkimi i një rruge të re zënë vend të rëndësishëm në garën “International Shorts” të DokuFestit. Katër filmat “Always wanted to be God and never wanted to be good”, “A train leaves the station”, “SightNotSeeing” dhe “The weary hours of two lab assistants” trajtojnë përvoja të ndryshme njerëzore, duke u ndalur te marrëdhënia e individit me fenë, familjen, kujtesën, migrimin dhe vendin që ai kërkon të gjejë në botë, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e tyre, “A train leaves the station”, i regjisorit egjiptian Mahmoud Ibrahim, e vendos migrimin në qendër të rrëfimit përmes historisë së një të riu që përballet me një zgjedhje të vështirë: të qëndrojë pranë familjes apo të largohet për të ndërtuar rrugën e tij. Dilema mes qëndrimit dhe largimit, sipas përzgjedhëses së programit, Yun-hua Chen, është një përvojë që mund të kuptohet jo vetëm në kontekstin e filmit, por edhe në Kosovë dhe në shumë vende të tjera të botës.
“Ka diçka shumë të papërpunuar në cilësinë e imazheve, diçka shumë autentike, dhe ishte gjithashtu një histori që lidhet me të gjithë, mendoj edhe këtu në Kosovë, sikurse edhe kudo në botë, për largimin ose qëndrimin, migrimin dhe marrëdhënien me komunitetin”, ka shpjeguar Chen. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













