Kosova
Kurti pret në takim rreth 25 studentë nga mërgata
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një grup prej rreth 25 studentësh nga mërgata, të angazhuar në rrjete të ndryshme akademike dhe profesionale në Gjermani dhe Zvicër.
Sipas Kurtit, në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësues të AYO – Albanian Youth Organization e.V., DORA e.V. dhe VaS (Vereinigung albanischer Studierender NRW e.V.) nga Gjermania, si dhe të Shoqatës Studenti nga Zvicra.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, rolin e të rinjve nga mërgata, si dhe mundësitë për një bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të rinjve që jetojnë jashtë vendit.
“Idetë që janë zhvilluar nga përvojat e tyre në studime dhe në angazhimet shoqërore jashtë vendit janë një potencial i rëndësishëm për progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se institucionet duhet të krijojnë kushte dhe mundësi që të rinjtë nga mërgata të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për të ardhmen e tyre në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















