Kosova
Haxhiu takon diplomatët e Kosovës, vlerëson lart punën e tyre
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të dielën ambasadorët dhe konsujt e Kosovës që shërbejnë në vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e saj, Haxhiu i ka falënderuar diplomatët për punën që bëjnë gjatë gjithë vitit në emër të Kosovës.
“Një punë që shpesh nuk shihet menjëherë dhe që kërkon durim, këmbëngulje dhe biseda të shumta para se të kemi një rezultat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, raporton Albinfo.ch.
“Theksova se, kur interesat dhe aleancat ndryshojnë kaq shpejt, në diplomaci nuk mjafton reagimi i çastit. Duhet kohë që njerëzit të të njohin dhe të krijojnë besim, para se të vijë momenti kur ke nevojë për mbështetjen e tyre”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.
Ajo ka thënë se për shumë njerëz që Kosovën e njohin nga larg, Kosova ende lidhet me luftën, me shpalljen e pavarësisë apo me lajmin e fundit që kanë parë, por diplomatët punojnë çdo ditë që njohja për Kosovën të mos mbetet aty, por të përfshijë edhe vendin që Kosova është sot.
“Shpreha edhe mirënjohjen time për familjet e gjithsecilit, fëmijët që ndërrojnë shkollë dhe bashkëshortët që përshtatin jetën e tyre në një vend të ri e të panjohur sa herë që ndryshon vendi ku shërbejnë”, ka shkruar Haxhiu./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











