Futboll

Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas

Futbollisti me prejardhje nga Kosova kontribuoi në fitoren 2:1 të kampionit gjerman në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong.

Futbollisti me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka lënë gjurmë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Aston Villas, në miqësoren e zhvilluar të premten në Hong Kong, transmeton albinfo.ch.

Kampioni gjerman triumfoi me rezultat 2:1, ndërsa Ibrahimoviqi ishte protagonist në golin e dytë të Bayernit. 20-vjeçari asistoi për Luis Diaz, i cili realizoi në minutën e 73-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës bavareze.

Ibrahimoviqi e kompletoi ndeshjen, duke marrë minuta të rëndësishme në përgatitjet e Bayernit.

Golin e parë për gjigantin gjerman e shënoi Kim Min-Jae, ndërsa për Aston Villan realizoi Joao Gomes.

Për Ibrahimoviqin, kjo paraqitje dhe asistimi përbëjnë një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë të një prej klubeve më të mëdha të Evropës./Albinfo.ch