Lajme
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës
Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës janë realizuar vetëm gjatë javës së kaluar, duke reflektuar fluksin e madh të bashkatdhetarëve që po vizitojnë vendlindjen gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat janë bërë të ditura nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, gjatë fjalës së tij në takimin e bizneseve gjermano-shqiptare, që po mbahet në Prishtinë.
Sipas Ajetit, gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 127 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga rreth 40 aeroporte gjermane.
“Vetëm javën e kaluar janë realizuar 127 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës. Këto fluturime nuk janë thjesht vetëm fluturime të pasagjerëve, por janë edhe qarkullim i kapitalit dhe dijes. Shumë ndërmarrës takimet paradite i bëjnë në Prishtinë dhe pasdite në Berlin ose kudo në Gjermani”, tha Ajeti.
Ambasadori theksoi se lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë nuk kufizohen vetëm te marrëdhëniet ekonomike, por ndikohen edhe nga prania e madhe e diasporës kosovare në Gjermani.
Sipas tij, mbi 600 mijë shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani, ndërsa gjatë muajve të verës një pjesë e madhe e tyre udhëtojnë drejt Kosovës për pushime dhe për të vizituar familjarët.
Numri i lartë i fluturimeve direkte gjatë kësaj periudhe pasqyron edhe rëndësinë që diaspora vazhdon të ketë për lidhjet ekonomike, sociale dhe familjare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










