Kosova
LDK-ja apelon që seanca të thirret sonte
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta thërras sonte vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ky subjekt ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Kosovën në një fazë të paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së legjitimitetit institucional.
Në njoftim thuhet se kjo mund të ketë pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend teksa partia thekson se qëndrimi i saj ka qenë i qartë dhe i pandryshuar gjatë gjithë procesit, se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se ky qëndrim është paraqitur në të gjitha takimet konsultative, përfshirë edhe atë të zhvilluar sot nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
LDK-ja rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe se respektimi i tyre është në interes të funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës.
“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagim.
Sipas LDK-së, mosmbajtja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












