Kosova
Kosovë: Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot rastin e parë gjatë vitit 2026 me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).
Sipas IKShPK-së, rasti është konfirmuar përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë teksa bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Rasti është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacienti ndodhet në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Nga hulumtimi epidemiologjik rezulton se pacienti nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës në vende ku aktualisht është raportuar qarkullimi i virusit.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë Kancelari austriak 66-vjeçar Christian Stocker i ÖVP shkaktoi polemika gjatë turneut të tij veror në Salzburg... -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale













