Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor për një javë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor.
“Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar. Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë.
Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar priten rezultatet. Tre pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të intubuar. Bëhet fjalë për persona të moshës më të avancuar me sëmundje shoqëruese. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe marrin trajtimin e duhur. Deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 20 raste me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor. Rasti i parë është raportuar më 15 maj 2026 në Veles.
Mënyra më efikase e parandalimit është mbrojtja nga pickimet e mushkonjave. Rekomandohet të shmanget qëndrimi në ambiente të hapura në agim dhe në muzg, kur mushkonjat janë më aktive, si dhe të përdoren repelentë dhe rrjeta mbrojtëse në dyer dhe dritare.
Qytetarët duhet rregullisht të largojnë ujërat e ndenjura nga oborret dhe tarracat, pasi ato paraqesin vende të përshtatshme për shumimin e mushkonjave”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata -
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport
Jeta në Austri
-
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë Kancelari austriak 66-vjeçar Christian Stocker i ÖVP shkaktoi polemika gjatë turneut të tij veror në Salzburg... -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale













