Lajme
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Fluksi i madh i automjeteve gjatë kthimit nga pushimet verore ka shkaktuar radhë të gjata në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo.
Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore, transmeton albinfo.ch.
Në këtë pikë kufitare janë regjistruar pritje të gjata dhe kolona kilometërshe, ndërsa qindra automjete po presin për të kaluar kufirin.
Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve të tregojnë durim, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve kufitare dhe, nëse është e mundur, të planifikojnë udhëtimin me kohë ose të shfrytëzojnë pika alternative të kalimit.
Fluksi i shtuar i mërgimtarëve pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi shumë bashkatdhetarë po përfundojnë pushimet në Kosovë dhe vendet e rajonit.
Kufiri Serbi–Kroaci konsiderohet çdo verë një nga pikat më të ngarkuara të tranzitit për mërgimtarët nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit që udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë Manifestimi do të mbahet të dielën në Place des Nations, me fokus edhe te viktimat e... -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









