Lajme
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali
I riu u godit disa herë me thikë dhe humbi jetën në spital\. Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar\.
Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Vescovato të Italisë, pas një sherri që, sipas hetimeve paraprake, dyshohet të ketë qenë i motivuar nga arsye sentimentale, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si N. Dalipaj, i cili dyshohet se është goditur tri herë në pjesën e qafës. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autor i dyshuar i krimit është 32-vjeçari italian Mattia Miraglia, i cili është arrestuar nga autoritetet. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë incidentit dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spitalin Maggiore.
Sipas hetimeve të para, përplasja kishte nisur me një debat në një lokal mes viktimës dhe të dyshuarit. Edhe pse në fillim dukej se konflikti kishte përfunduar, 24-vjeçari, së bashku me vëllezërit e tij, u drejtua më pas pranë banesës së autorit të dyshuar në Vescovato.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga autoritetet italiane, 32-vjeçari doli nga banesa i armatosur me një thikë. Fillimisht ai plagosi në bark një nga vëllezërit e viktimës, ndërsa më pas goditi për vdekje 24-vjeçarin shqiptar.
Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa motivi kryesor dyshohet të lidhet me xhelozinë për një vajzë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet











