Futboll

Granit Xhaka rikthehet në stërvitje te Sunderlandi, pritet me përqafime nga bashkëlojtarët

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës iu bashkua skuadrës në përgatitjet për sezonin e ri dhe u mirëprit ngrohtësisht nga bashkëlojtarët.

Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje te Sunderlandi, duke iu bashkuar skuadrës në përgatitjet për sezonin e ri, transmeton albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit për ndeshjet miqësore që do t’i paraprijnë fillimit të sezonit të ri.

Rikthimi i Xhakës është pritur me entuziazëm nga bashkëlojtarët, të cilët e mirëpritën me përqafime, duke dëshmuar respektin dhe vlerësimin që gëzon kapiteni brenda skuadrës.

Me përvojën dhe cilësitë e tij, Xhaka pritet të jetë një nga figurat kyçe të Sunderlandit në edicionin e ri, ndërsa tifozët presin me padurim ta shohin sërish në fushë./Albinfo.ch