Kosova
EXPO DIASPORA 2026 bashkon Kosovën me botën: Biznesi dhe diaspora hapin rrugë të reja për zhvillim
Ministrja e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar panairin EXPO DIASPORA 2026, i cili po mbahet në hapësirat e Flori Gallery Expo, në Prishtina Mall, i organizuar nga Java Multimedia Production.
Gjatë vizitës së saj, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Kanal 10, Arbër Gashi, ministrja Kusari-Lila vlerësoi rëndësinë e këtij panairi si një mundësi për afrimin e diasporës me ekonominë e Kosovës dhe krijimin e hapësirave të reja për partneritete, investime dhe bashkëpunim ekonomik.
Ajo theksoi se EXPO DIASPORA 2026 paraqet një platformë të rëndësishme për promovimin e bizneseve vendore dhe të bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar lidhje të reja ndërmjet komunitetit të biznesit në Kosovë dhe diasporës.
Në panair janë prezantuar kompani nga fusha të ndryshme, përfshirë investimet, patundshmëritë, shërbimet financiare, turizmin, teknologjinë, shëndetësinë, industrinë e bukurisë dhe brendet vendore. Sipas ministres Kusari-Lila, pjesëmarrja e këtyre bizneseve dëshmon potencialin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat të Kosovës.
Ministrja përgëzoi organizatorët, Java Multimedia Production dhe Kanal 10, për realizimin e këtij panairi, duke e cilësuar atë si një nismë që kontribuon në promovimin e suksesit të bizneseve kosovare dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe diasporës.
EXPO DIASPORA 2026 do të jetë i hapur për vizitorë deri më 18 gusht, duke ofruar mundësi për njohje me kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për krijimin e kontakteve të reja në fushën e biznesit.
E-Diaspora
-
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali I riu u godit disa herë me thikë dhe humbi jetën në spital\. Gjatë incidentit mbeti... -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet















