Bota
Trump: Marrëveshja për ngushticën e Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”
Presidenti amerikan tha se bisedimet me Iranin po përparojnë, ndërsa një marrëveshje mund të rikthejë lundrimin në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një marrëveshje për rihapjen e ngushticës së Hormuzit mund të arrihet “nesër ose pasnesër”, duke shtuar se bisedimet me Iranin po zhvillohen në një atmosferë pozitive, përcjell albinfo.ch.
Sipas Trumpit, negociatat po zhvillohen me ndërmjetësimin e Omanit dhe synojnë rikthimin e lundrimit në ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e naftës dhe gazit në botë. Ai tha se palët kanë bërë përparim dhe se një marrëveshje mund të finalizohet brenda pak ditësh.
Sipas mediave ndërkombëtare, drafti i marrëveshjes parashikon rihapjen e korridorit detar, ndërsa disa çështje, përfshirë mënyrën e kontrollit të trafikut detar dhe detaje të tjera teknike, mbeten ende për t’u dakorduar.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më strategjike të transportit energjetik në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës. Çdo zhvillim lidhur me rihapjen e saj pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









