Policia e Kosovës ka shqiptuar 2.510 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve të saj për rritjen e sigurisë në komunikacion, përcjell albinfo.ch. Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar edhe 124 aksidente trafiku.
Nga aksidentet e raportuara, 41 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 83 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Statistikat tregojnë gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit 26 persona janë arrestuar, ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje, në raste të ndryshme të trajtuara nga Policia e Kosovës.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.