Kosova
Kosova nis hartimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Sigurisë Kibernetike 2026-2027
Punëtoria dyditore do të përcaktojë prioritetet për forcimin e sigurisë kibernetike dhe zbatimin e mëtejshëm të strategjisë.
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka nisur punëtorinë dyditore për hartimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sigurisë Kibernetike 2026-2027, me mbështetjen e LuxDev, përcjell albinfo.ch.
Në hapje të punimeve, ministri Lulëzon Jagxhiu tha se Strategjia e Sigurisë Kibernetike, e miratuar në vitin 2023, mbetet dokumenti kryesor për zhvillimin e kësaj fushe. Sipas tij, rreth 66 për qind e aktiviteteve të planifikuara janë zbatuar plotësisht ose pjesërisht.
Ai theksoi se zhvillimet e shpejta teknologjike, përfshirë Inteligjencën Artificiale, kërkojnë koordinim më të madh institucional dhe planifikim afatgjatë për mbrojtjen e hapësirës digjitale.
Gjatë punëtorisë do të vlerësohet progresi i deritanishëm i strategjisë dhe do të përcaktohen prioritetet për periudhën 2026-2027. Ndërkaq, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nisë edhe hartimi i Strategjisë së re të Sigurisë Kibernetike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










