Shqipëria
Daily Mail: Shqipëria në krye të preferencave të britanikëve për pushimet verore
Media britanike shkruan se gjithnjë e më shumë turistë nga Britania po zëvendësojnë destinacionet ekzotike me Shqipërinë, falë çmimeve të përballueshme dhe bregdetit mahnitës.
Shqipëria po forcon pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më të preferuara për britanikët, teksa gjithnjë e më shumë udhëtarë po heqin dorë nga pushimet në vende të largëta për të zgjedhur alternativa më ekonomike në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Sipas një artikulli të publikuar nga Daily Mail, rritja e kostove të udhëtimit ka bërë që shumë britanikë të ndryshojnë planet e tyre verore. Një studim i realizuar nga Go Compare tregon se 39 për qind e atyre që planifikonin pushime kanë ndryshuar destinacionin për shkak të buxhetit, ndërsa 33 për qind kanë zgjedhur vende evropiane si Shqipëria, Italia, Greqia dhe Spanja në vend të destinacioneve ndërkontinentale.
Në artikull, Shqipëria veçohet si alternativa ideale ndaj Maldiveve, duke u cilësuar si “Maldivet e Evropës”, falë ujërave të kristalta, plazheve të mrekullueshme dhe kostove dukshëm më të ulëta.
Media britanike thekson se vendi ofron rreth 300 ditë me diell në vit, temperatura të këndshme deri në muajin nëntor dhe një vijë bregdetare që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë.
Një tjetër avantazh i madh është edhe kostoja e udhëtimit. Sipas raportit, një fluturim vajtje-ardhje drejt Shqipërisë mund të kushtojë vetëm 46 paund dhe zgjat rreth tre orë, ndërsa udhëtimi drejt Maldiveve zakonisht kushton 500 deri në 600 paund, pa përfshirë akomodimin.
Edhe çmimet e hoteleve në Shqipëri mbeten shumë më konkurruese, duke u ofruar turistëve mundësinë të shijojnë plazhe me ujëra të kthjellëta dhe natyrë të paprekur me një buxhet shumë më të ulët.
Përveç Shqipërisë, Daily Mail rekomandon edhe destinacione të tjera evropiane si Toskana në Itali, Dyseldorfi në Gjermani, Zarautz në Spanjë dhe vendet e Evropës Veriore si alternativa ndaj udhëtimeve të shtrenjta ndërkontinentale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









