Muzikë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë
Artistet shqiptare interpretuan vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë në “Concerti del Tempietto”, me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Itali.
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri kanë mbajtur një recital pianistik për katër duar në Teatro di Marcello në Romë, në kuadër të festivalit muzikor “Concerti del Tempietto”, duke interpretuar vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Koncerti u zhvillua më 29 korrik 2026, ndërsa pianistet shqiptare sollën para publikut italian një program të pasur me vepra të kompozitorëve si Vasil Stole, Claude Debussy, Pyotr Tchaikovsky, Johannes Brahms, Friedrich Kuhlau, Rexho Mulliqi dhe Astor Piazzolla.
Elizabeta Qarri e cilësoi këtë mbrëmje si një përvojë të veçantë dhe emocionuese, ndonëse sfiduese për shkak të temperaturave që në ato ditë në Romë kaluan 40 gradë Celsius.
“Një mbrëmje e bukur dhe kënaqësi e veçantë të interpretojmë në Romë. Kujtime të bukura që do t’i ruajmë gjatë në kujtesë. Roma është ndryshe!”, ka shkruar ajo pas koncertit.
Pianistet shprehën gjithashtu mirënjohje për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, e cila mbështeti realizimin e këtij aktiviteti kulturor.
Paraqitja e Elizabetës dhe Artemida Qarrit në një nga festivalet e njohura muzikore të kryeqytetit italian përbën një tjetër sukses për artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë Nisma synon ta afrojë librin dhe gjuhën shqipe me familjet shqiptare në qytetet ku mungojnë strukturat... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak













