Lajme
Zjarret në Evropë shkaktuan dëme mbi 3 miliardë euro gjatë këtij viti
Zjarret masive dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë disa vende evropiane, përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë, Greqinë dhe Rumaninë, kanë sjellë dëme ekonomike që tejkalojnë 3 miliardë euro që nga fillimi i vitit, sipas një analize të publikuar nga “Financial Times”.
Kjo situatë tregon ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre ekonomike në kontinent. Vetëm gjatë dy muajve të parë të sezonit të zjarreve janë shkatërruar rreth 500 mijë hektarë pyje dhe sipërfaqe të tjera tokësore.
Në pesë vendet e eurozonës më të prekura, humbjet ekonomike llogariten në rreth 3,1 miliardë euro, një shifër që tejkalon mesataren vjetore të vlerësuar më herët nga Komisioni Evropian për dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjithë Bashkimin Evropian.
Përllogaritjet bazohen në metodologjinë e Komisionit Evropian dhe në të dhënat e autoriteteve franceze, duke përfshirë kostot për rehabilitimin e zonave të prekura dhe rikthimin e tyre pas shkatërrimit nga flakët.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se dëmet reale mund të jenë shumë më të mëdha, pasi në këto llogaritje nuk përfshihen humbjet nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike, dëmtimet e infrastrukturës, pasojat në turizëm, bujqësi dhe ndikimi në shëndetin e qytetarëve.
Me vazhdimin e sezonit të zjarreve dhe temperaturave të larta në disa rajone të Evropës, autoritetet mbeten në alarm për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











