Lajme

Vapa lë pasoja edhe pas uljes së temperaturave

Temperaturat ekstreme mund të kenë pasoja në shëndet edhe pasi vala e të nxehtit të ketë përfunduar, paralajmërojnë ekspertët. Sipas studiuesve, efektet nuk kufizohen vetëm te dehidratimi apo goditja nga nxehtësia, por mund të shfaqen edhe ditë ose javë më vonë.

Mjekët theksojnë se të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje të zemrës, mushkërive, veshkave ose diabet janë më të rrezikuarit. Temperaturat e larta mund të rrisin rrezikun për infarkt, goditje në tru, përkeqësim të sëmundjeve kronike dhe lindje të parakohshme.

Studimet tregojnë gjithashtu se valët e të nxehtit mund të ndikojnë edhe në shëndetin mendor, duke u shoqëruar me shtim të çrregullimeve psikiatrike dhe rasteve të vetëvrasjeve.

Ekspertët këshillojnë që edhe pas përfundimit të vapës, qytetarët të mos neglizhojnë simptoma si lodhja e pazakontë, marramendja, vështirësitë në frymëmarrje apo dhimbjet në kraharor, pasi ato mund të jenë pasojë e ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme