Kosova
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë nga Zvicra dhe Shqipëria
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ekstradimin e dy shtetasve kosovarë të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar.
Njëri prej tyre u ekstradua nga Zvicra, ku ishte arrestuar në bazë të një urdhër-kërkimi të INTERPOL-it të lëshuar nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Grabitje”. Pas kthimit në Kosovë, personi i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit për të vazhduar procedurat ligjore.
Ndërsa personi i dytë u ekstradua nga Shqipëria, pasi ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në bazë të një kërkese ndërkombëtare të INTERPOL-it për veprën penale “Arratisje nga institucioni”. Ky person më herët ishte dënuar për “dhënie të ndihmës në vrasje të rëndë”, ndërsa ishte larguar për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit.
Pas ekstradimit në Kosovë, edhe ai iu dorëzua Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës për procedurat e mëtejshme ligjore.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











