Kosova
Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së pas votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm
Lumir Abdixhiku ka siguruar vazhdimin e mandatit si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi delegatët e partisë nuk e miratuan kërkesën për shkarkimin e tij. Vendimi u mor në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, ku u diskutua vetëm për të ardhmen e udhëheqjes së tij.
Në këtë mbledhje morën pjesë rreth 330 delegatë, të cilët përmes votimit të fshehtë vendosën që Abdixhiku të vazhdojë ta drejtojë partinë.
Nga votimi i delegatëve, 170 votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 152 ishin pro shkarkimit të tij,
Kuvendi i jashtëzakonshëm u thirr pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK-ja u rendit përsëri në vendin e tretë. Një grup delegatësh e konsideruan këtë rezultat si dështim të udhëheqjes aktuale dhe kërkuan largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit.
Gjatë fjalimit të tij para delegatëve, Abdixhiku e cilësoi iniciativën për shkarkim si të gabuar dhe të parakohshme. Ai akuzoi kundërshtarët brenda partisë për sabotim dhe tha se përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që nuk kanë kontribuar në proceset e brendshme të LDK-së.
“Ky nuk është një moment i lehtë”, u shpreh Abdixhiku, duke theksuar se përballja e sotme nuk lidhet me pozitën personale, por me drejtimin dhe të ardhmen e partisë.
Përkrahësit e ndryshimeve brenda LDK-së, ndërkohë, argumentuan se partia ka nevojë për një reflektim të thellë pas rezultateve të fundit zgjedhore. Disa figura të njohura të partisë, përfshirë Hykmete Bajramin dhe Avdullah Hotin, kanë shprehur pakënaqësi me drejtimin aktual.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












